Rizvanolli: Jemi duke punuar ta zgjidhim çështjen e mospagesës së rrymës në veri të Kosovës

PUBLIKUAR

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur para deputetëve në seancën që po mbahet për rritjen e çmimit të energjisë tha se subvencioni i qeverisë ia ul profitin KEDS e KESCO. Ajo poashtu tha se janë duke punuar për të gjetur zgjidhje për mospagesën e rrymës në veri raporton Gazeta Express.

“Ne kemi ofruar 75 milionë euro subvencion që i bie pak më shumë se gjysma e kërkesës së bërë nga ZRrE-ja. Asnjë cent i subvencionit nuk shkon në xhepat e KEDS e KESCO. Duke bërë subvencionin KEDS dhe KESCO-s i ulet profiti sepse nga subvencioni s’mund të kenë fitim”, tha ajo.

Rizvanolli tha se janë duke punuar që ta zgjidhin çështjen e mospagesës së rrymës në veri.

“Për pagesën në veri jemi duke u mundur që ta zgjidhim çështjen përkundër një marrëveshje jo shumë të mirë që na keni lënë”, tha ajo.

Ajo tha poashtu se qeveria nuk propozon e as nuk miraton tarifat e bordit të ZRrE-së.

“Qeveria as nuk propozon as nuk miraton as tarifat e as raportet e as vendimet e bordit të ZRrE-së, i cili është institucion i pavarur. Komentet do t’i adresojmë siç parashihet me ligj dhe ju ftojmë edhe juve për komentet që i keni. Përmes instrumenteve që i kemi, do të ju dalim në ndihmë qytetarëve sidomos atyre që e racionalizojmë rrymën”, tha Rizvanolli.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...