Kurti arsyeton deklaratat e tij për ulje të çmimeve të rrymës sa nuk ishte kryeministër

PUBLIKUAR

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i është përgjigjur deputetës së LDK-së Hykmete Bajramit, e cila e pyeti se a i ka ditur problemet në blloqet e KEK-ut  në vitin 2019 kur premtonte ulje të çmimit të rrymës.

Në përgjigjen e tij Kurti i tha Bajramit: “Unë nuk kam thënë se do të ulën çmimet ditën kur do të bëhem kryeministër”, tha Kurti, transmeton Express.

 

Tutje ai i tha depuetetes “çka s’keni bë ju mirë për 20 vjet e cka keni bë keq për 20 vjet, nuk mundem me i bë unë për 10 muaj. Përbesë I kisha bë por nuk mundem”.

Kurti i tha Bajramit se ka në kohën kur ajo ishte në qeverisje ishte refuzuar një projekt gjerman.

“Nga viti 2013 jemi angazhuar përvec se kemi pasur qëndrim kundër privatizimit të shpërndarjes dhe furnizimit. Por gjithashtu edhe për rivitalizimin e Kosovës A të termocentraleve të Kosovës A. Ka qenë një projekt shumë i mirë gjerman i cili është refuzuar edhe kur ju keni qenë në qeverisje dhe ja ku jemi sot këtu”, u shpreh ai ndër të tjera.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...

Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në...