Gashi: Rryma po shtrenjtohet rreth 300%, çmimi sa në Itali e më i madh se në Francë

PUBLIKUAR

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se me tarifat e reja të energjisë elektrike të propozuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji, çmimi i rrymës rritet rreth 300%, raporton Gazeta Express.

Gashi e akuzoi specifikisht kryeministrin Albin Kurti për deklaratat e tij të mëhershme.

 

“Sot qytetarët e Kosovës po përballen me një krizë të jashtëzakonshme dhe me një kërcënim nga Qeveria për rritjen e çmimit të energjisë elektrike rreth 300%”, tha ai.

“Pra, para një viti, kryeministri i sotëm e projektonte veten si një magjistar politik që do ta ndryshonte edhe rendin botëror. I ishte krijuar përshtypja për vete që bota ishte në pritje të tij, e tani kur ka kaluar një vit, as s’u shndrërrua në politikan botëror, por u shndërrua në një politikan i cili prodhon përditë probleme për vendin”, ka shtuar Gashi.

Ai tha se Kurti nuk ka ofruar asnjë zgjidhje, ndërsa shtoi se pajtohet se pjesërisht fajin për situatën aktuale e kanë edhe qeveritë e kaluara.

“Nuk ofrove asnjë zgjidhje. Sot del e ankohesh se qeveritë e mëhershme e kanë fajin. Pajtohem me ty që pjesërisht fajin e kanë edhe qeveritë e mëhershme. Kryetarja e grupit tënd parlamentar del e akuzon se qeveritë paraprake se kanë faj në distribucion, kanë faj në privatizim, vetë ka qenë në krye të atyre punëve”, tha Gashi.

Sipas shefit të GP të LDK-së, Kosova me tarifat e reja të energjisë elektrike barazohet me Italinë dhe e tejkalon Francën.

“Me tarifën e re, 21-22 cent, Kosova shkon krahas me Italinë. E lë prapa Francën, Slloveninë, Kroacinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Bosnjën, Maqedoninë, Bullgarinë e vendet tjera”, deklaroi Gashi

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...