Ministri Latifi flet për masat e reja, paralajmëron kufizim të orarit të gastronomisë

PUBLIKUAR

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka folur pas takimit të sotëm rreth shqyrtimit të masave anti-COVID, raporton Express

Latifi deklaroi se do të ketë ndryshim të masave, konform situatës epidemiologjike.

“Natyrisht se do të ketë ndryshim të masave. Këto masa do të jenë në proporcion me zhvillimet dhe përhapjen e rasteve, COVID-it. Do të jenë në proporcion me nevojat për zhvillimin e fëmijëve në shkolla, me mbajtjen e shkollave hapur, me mbajtjen e ekonomisë hapur”, deklaroi Latifi.

Latifi tha se me masat e reja, lokalet e gastronomisë mund të mbyllen në orën 22:00.

“Është shumë e mundshme që lokalet duhet të mbyllen në orën 22:00, por këtë do ta vendosim bashkërisht të gjithë. Do ta dorëzojmë në Qeveri sot pasdite, ose nesër në mëngjes”, ka deklaruar Latifi”.

Rishqyrtimi i masave anti-COVID vjen pas rritjes së madhe të rasteve me koronavirus.

Të mërkurën në vend janë regjistruar 2 mijë e 50 raste pozitive. Aktualisht në Kosovë janë 7 mijë e 228 raste aktive me koronavirus./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...