AAK-ja kërkon rezolutë kundër shtrenjtimit të rrymës, Tahiri: Qeveria dhe qytetarët do të bankrotojnë

PUBLIKUAR

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se situata e krijuar me propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të rrymës, rrezikon ta sjell Kosovën, Qeverinë dhe qytetarët në bankrot.

Tahiri ka kërkuar në seancën e sotme të Kuvendit të bashkohen për miratimin e një rezolute për t’i kërkuar ZRRE-së që ta ndryshojë propozimin për rritjen e çmimit të rrymës, raporton Gazeta Express.

 

“Kuvendi i Kosovës po e nis sesionin pranveror me një situatë, me një krizë energjetike, e cila ka rrezik ta sjell vendin, Qeverinë dhe qytetarët e Kosovës në bankrot total”, tha ai.

Sipas Tahirit, mbi një milion banorë të Kosovës duhet ta paguajnë çmimin e rrymës me shtrenjtim.

“Kategoria E dhe kategoria D që do të shpenzojë mbi 800 kWh janë 200 mijë familje, janë 1 milionë banorë të Kosovës. Këta do të paguajnë për të gjithë ata që shpenzojnë për 600 kilovatë”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...