Ancelotti: Asgjë e çuditshme nuk ka ndodhur me Hazard dhe Bale

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, e ka bërë të qartë se nuk ka pasur probleme me dyshen sulmuese Eden Hazard dhe Gareth Bale, të cilët nuk po ia dalin të zënë vend në ekipin e parë në Bernabeu.

Trajneri italian duket sikur nuk e ka në plane Hazardin, të cilit s’i dha fare mundësi të luajë në gjysmëfinale dhe finale të Superkupës së Spanjës javën e kaluar, raporton Gazeta Express.

 

Bale, ndërkohë, ka munguar në disa ndeshje shkaku i lëndimit.

“Asgjë nuk ka ndodhur me Hazardin”, tha Ancelotti të mërkurën në një konferencë për media.

“Në ekip ka konkurrencë dhe unë duhet t’i zgjedh lojtarët më të mirë në çdo ndeshje. Kjo i prek shumë lojtar, nuk e mohoj dot. Por asgjë nuk ka ndodhur, Hazardi po stërvit dhe po e pret thirrjen e trajnerit”, nënvizoi ai.

Ancelotti shtoi: “Asgjë e çuditshme nuk ka ndodhur me Bale dhe Hazard, por puna është se ka konkurrencë dhe trajneri, që jam unë në këtë rast, duhet të vendosë për formacionin më të mirë në çdo ndeshje”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...