Refuzohet apeli i Robinhos, do të mbajë nëntë vite burg

PUBLIKUAR

Ish-reprezentuesi brazilian Robinho do të dënohet me nëntë vjet burg pasi gjykata italiane refuzoi apelin e tij për përdhunim.

Ish-ylli i Real Madrid, Milan dhe Manchester City, Robinho është dënuar me nëntë vjet burg për përdhunim.

Gjykata në Romë hodhi poshtë një apel të ish-reprezentuesit brazilian dhe Ricardo Falco – një mik i ish-lojtarit – në lidhje me incidentin, i cili ndodhi në vitin 2013.

Robinho u dënua për përdhunim në vitin 2017 nga Gjykata, por apeli që kishte bërë kishte shtyrë gjithçka deri tani.

Ish-lojtari kishte hedhur poshtë vazhdimisht pretendimet se ai mori pjesë në një përdhunim në grup të një gruaje shqiptare 22-vjeçare në klubin e natës Sio Cafe në Milano në janar të vitit 2013.

Sido që të jetë, vendimi i fundit i gjykatës në Romë është vendim i prerë, pa vend për apelime të mëtejshme dhe me fillimin e menjëhershëm të dënimit.

Ky është një dënim që nuk mund të apelohet dhe do të zbatohet menjëherë.

Pse po ndodh kjo? Kushtetuta italiane ndalon ekstradimin e brazilianëve dhe Traktati për Bashkëpunimin Gjyqësor në Çështjet Penale midis Brazilit dhe Italisë, i nënshkruar në vitin 1989 dhe ende në fuqi, nuk parashikon zbatimin e një dënimi të vendosur nga sistemi gjyqësor italian në territorin brazilian.

Kjo do të thotë se Robinho nuk do të çohet në burg, por do të arrestohet nëse largohet nga Brazili, pasi vendi i tij nuk “pranon” vendimet e marra nga gjykata italiane.

Në çdo rast, shteti italian do të duhet të lëshojë një urdhër arresti ndërkombëtar që mund të ekzekutohet në vende të tjera të Bashkimit Europian.

Në të njëjtën kohë, avokati i viktimës, Jakopo Gnocchi, foli pas vendimit: “Më shumë se 15 gjyqtarë e shqyrtuan çështjen në shkallën e parë, të dytë dhe të tretë dhe konfirmuan denoncimin e klientit tim. Tani duhet të shohim se si do të përmbushet ky dënim, Brazili është një vend i madh dhe shpresoj se di si ta përballojë këtë situatë“.

Për ne duhet të plotësohet dënimi. Po të ishte në Itali do të shkonte në burg.

Tani topi është në duart e Brazilit, i cili do të duhet të veprojë sipas kushtetutës së tij”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...