Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka takuar ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla ku në takim ka falenderuar Kosovën për strehimin e refugjatëve afganë, raporton Gazeta Express.
Ambasadori Hovenier dhe ministri Sveçla kanë diskutuar edhe bashkëpunimin për luftën kundër krimit të organizuar.
“Me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, e falenderova Kosovën për strehimin e përkohshëm të afganëve, ripërsërita përkrahjen e ShBA-së për institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës dhe diskutuam bashkëpunimin kundër terrorizmin, luftën kundër krimit të organizuar dhe fuqizimin e mëtejmë të rendit dhe ligjit”, ka shkruar Hovenier.
With Interior Minister @XSvecla, thanked Kosovo for temporarily hosting Afghans, reiterated U.S. enduring support for Kosovo’s law enforcement institutions, & discussed joint cooperation in counter-terrorism, combating organized crime, & further strengthening the rule of law. pic.twitter.com/F5A4ckoits
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 19, 2022


