Gashi: Tash qytetarët do t’ua paguajnë rrymën edhe korporatave që përfitojnë maksimalisht prej tyre

PUBLIKUAR

Gazetari Astrit Gashi, thotë se me propozimin e ZRrE-së për shtrenjëtim të rrymës që s’do të zbatohet ndaj korporatave do ta paguajë shtresa e mesme e qytetarëve, raporton Gazeta Express.

Gashi ka shkruar se për ZRrE-në dhe Qeverinë është njëjtë si një kompani prodhuese si një bankë gllabëruese.

“Me propozimin e ZRRE dhe vendimin e qeverise, amviseria dhe qeveria do te ja u paguaj shtrenjtimin e rrymes edhe bankave dhe bizneseve te tjera sherbyese e te medha pra korporatave qe edhe ashtu perfitojne maskimalisht nga qytetaret.Nuk ka asnje ndarje me prodhimin i cili do te duhej te stimulohej edhe ne fature te energjise. Njejte eshte per ZRRE dhe Qeverine si nje kompani prodhuese si nje banke gllaberuese me kamata!Tash ketyre gllaberuesve shtrenjtimin e rrymes ja u paguan shtresa e mesme e qytetareve”, ka shkruar ai.

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...