Bayern Munich i gatshëm të shesë Robert Lewandowskin

PUBLIKUAR

Bayern Munich do ta shesë sulmuesin e vet Robert Lewandowski, nëse ai nuk e pranon marrëveshjen e re me klubin, sipas gazetës gjermane Bild.

Marrëveshja e tanishme e Lewandowskit me Bayernin mbaron verën e vitit 2023 dhe ai do të shitet në verë nëse nuk nënshkruan ujdi të re në Allianz Stadium, raporton Gazeta Express.

Polaku 33-vjeçar e ka shprehur dëshirën për të luajtur në nivelin më të lartë edhe për të paktën katër vite të tjera.

Por Lewandowski, i cili këtë javë e fitoi çmimin Lojtari më i Mirë i FIFA-s 2021, nuk ia ka përkushtuar ende të ardhmen e vet Bayernit.

Kampioni gjerman i ka ofruar atij marrëveshje të re dhe është i gatshëm të heqë dorë nga ai përfundimisht nëse i refuzohet vazhdimi i kontratës.

Bayerni nuk do të donte ta humbiste atë pas asnjë qindarkë, prandaj është i gatshëm ta shesë në verën që vjen. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...