Kurti nuk e di kur kthehet në punë blloku B2: Uroj të ndodhë një orë e më parë

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti është shprehur i painformuar se kur do të kthehet blloku B2 i termocentralit “Kosova B”, i cili siç tha ai, do ta ndryshonte substancialisht situatën, në të cilën Zyra e Rregullatorit për Energji ka propozuar shtrenjtim të energjisë elektrike, raporton Gazeta Express.

Kurti në një konferencë për media tha vetëm se uron që ky bllok të kthehet në punë sa më shpejt. Megjithatë, ai tha se as kjo nuk do ta zgjidhte situatën.

“Unë uroj që një orë e më parë të vihet në funksion edhe blloku B2, meqenëse me ato rreth 250 megavatë kapacitet natyrisht që e ndryshon substancialisht situatën në të cilën ndodhemi, por edhe njëherë po them, sërish nuk e zgjidh”, ka thënë Kurti.

I pyetur se pse ZRRE-ja propozoi tarifa të reja ende pa u kthyer në funksion blloku B2 në termocentralin “Kosova B”, Kurti tha se Qeveria mund t’i japë vetëm komentet e saj.

“Së dyti, ne përmes fuqizimit dhe pavarësimit të rregullatorit, duam ta ndajmë pushtetin nga shteti. Nëse Qeveria quhet shtet, atëherë ZRRe-ja është shtet. Pra, ky është raporti mes pushtetit dhe shtetit. E tash, këtë ne e kemi bërë menjëherë deke mos lejuar anëtarë të Vetëvendosjes të bëhen pjesë e ZRRE-së. E tash nuk ka logjikë të kërkohet edhe që të mos përzihei në emërimet e ZRRE-së, e në të njëjtën kohë që edhe unë të marrë vendime për ta. Por ajo çfarë duhet të bëjmë ne, do t’i japim komentet tona”, tha kryeministri, i cili theksoi se Qeveria mund t’i japë vetëm komentet e saj përpara se ZRRE-ja ta marrë vendimin përfundimtar.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...