AAK në konferencë për media: Rreth 200 mijë familje do të preken nga shtrenjtimi i rrymës

PUBLIKUAR

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.
Deputeti Besnik Tahiri ka thënë se për AAK-në është i papranueshëm rekomandimi i ZRRE-së që të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.

“AAK-ja në debatin e thirrur ditën e nesërme, një ndër temat kryesore do të ketë raportimin që është bërë dhe propozimin që ZRRE ka bërë për rritjen dhe dyfishimin e çmimeve. Për ne është e papranueshme që dikush që ka paguar 58.52 cent të paguajë me tarifën e re 109 euro e 42 cent. 100% më shumë. Dikush që harxhon deri në 800 kWh që ka paguar 47.19 euro të paguaj 74.17 euro”, ka thënë ai.

Ai foli edhe për kërkesat që i kanë për nesër në seancë. Tahiri tha se do të kërkojnë anulimin e rekomandimit të ZRRE-së.

“Nesër në këtë debat presim dy çështje. Presim fillimisht nga shumica parlamentare, nga VV-ja që të reflektojë dhe të votojë Rezolutën tonë që kërkon nga ZRRE-ja dhe Qeveria, pra që obligon Qeverinë dhe ZRRE-në që të mos shtrenjtojë energjinë elektrike. Pra që të anulohet rekomandimi dhe që ky vendim të mos hyjë në fuqi”, ka thënë ai.

Më tutje, Tahiri tha se ky vendim i prek rreth 200 mijë familje.
“Sipas të dhënave dhe raportimeve diku mbi 200 mijë familje afektohen. Që nënkupton rreth 700 mijë banorë të Kosovës. A është analizuar kjo pjesë. Kë po e mbron kjo qeveri, qytetarin që i ka premtuar mirëqenie apo korporatën”, tha ai.

Ndërkaq, deputeti Pal Lekaj tha se e kanë ngritur këtë çështje dhe e kanë paralajmëruar qeverinë dhe ministren Rizvanolli që të kenë kujdes sepse do të kemi probleme me energjinë elektrike. Sipas tij, propozimi i ZRRE për rritje 100% të energjisë elektrike është mashtrim i radhës nga Qeveria pasi edhe në këtë rast mundohen që me arsyetime të kota të mashtrojnë qytetarët se vetëm një kategori do të preken nga kjo rritje.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...