Nga nesër testet rapide në Prishtinë bëhen shtatë ditë në javë

PUBLIKUAR

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi ka njoftuare se nga nesër në komunën e Prishtinës do të bëhen teste rapide në shtatë ditë të javës, shkruan Gazeta Express.

Gashi njoftoi se këto teste do të bëhen në Qendrën e Studentëve nga ora 08:00-18:00.

Ky vendim sipas Gashit ka ardhur pas shtimit të fluksit të qytetarëve që kërkojnë të testohen për Covid-19.

“Njoftohen qytetarët e Komunës së  Prishtinës se nga data 20.01.2022 Qendra e Studentëve ku bëhen testet RAPIDE- antigjen do te punojë 7 ditë te javës me këtë orar: 08:00-18:00. Ky vendim është marrë në përgjigjje të rritjes së numrit të qytetarë që kërkojnë të testohen me testet rapide antigjenike. Vetëm dje me dt. 18.01.22 kishim 403 testime!”, ka njoftuar ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...