Rritet numri i vetëvrasjeve gjatë pandemisë

PUBLIKUAR

Koronavirusi ka shkaktuar në mënyrë indirekte një pandemi të vetëvrasjeve të të miturve në Evropë, me të dhëna nga vende të ndryshme që tregojnë  një përkeqësim të të problemeve psikologjike.

Megjithëse të dhënat për Bashkimin Europian nuk janë ende të disponueshme, autoritetet kombëtare po konstatojnë njëra pas tjetrës një rritje të konsiderueshme, veçanërisht të vetëvrasjeve tek të rinjtë.

Në Spanjë, dega lokale e Save the Children paralajmëroi muajin e kaluar se problemet e shëndetit mendor midis fëmijëve ishin trefishuar gjatë pandemisë, me 3% që raportuan se kishin menduar të vetëvriteshin.  Vetëvrasja është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve tek personat e moshës 15-29 vjeç, një prirje që është zhvilluar gjatë 13 viteve të fundit, raporton abcnews.al

Në Kroaci, vetëvrasjet shënuan rritje në vitin 2020 në krahasim me një vit më parë. Megjithatë, ka pasur një rritje prej 57,1% të vetëvrasjeve në grupmoshën 15-25 vjeç. Megjithatë, më të rrezikuarit janë ata mbi 65 vjeç, që përbëjnë pothuajse 40% të të gjitha rasteve.

Në Bullgari, sipas të dhënave, 500 persona kryejnë vetëvrasje gjatë një viti, 70% e të cilëve janë të rinj. Në Poloni, numri i vetëvrasjeve ka shënuar rënie në popullatën e përgjithshme, por ka shënuar rritje te fëmijët dhe adoleshentët.

Krahas kësaj, kërkesa për trajtim psikiatrik është gjithashtu në rritje, por ka vetëm një psikiatër për 20,000 të rinj. Në mënyrë të ngjashme në Sllovaki, numri i vetëvrasjeve të raportuara në vitin 2020 ishte më i ulëti i regjistruar ndonjëherë, megjithëse është konstatuar  një rritje midis personave të moshës 30-50 vjeç.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...