Lewandowski pasi Messi s’e votoi: S’kam bërë asgjë të keqe për ta inatosur Leon

PUBLIKUAR

Ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka reaguar pasi u mënjanua nga Lionel Messi gjatë votimit për Lojtarin më të Mirë të FIFA-s 2021, duke thënë se nuk ka bërë asgjë të keqe për ta inatosur argjentinasin.

Lewandowski e fitoi çmimin Lojtari më i Mirë i FIFA-s 2021 për herë të dytë radhazi të hënën mbrëma, ndërsa yllin i Paris Saint-Germain Messi mbeti i dyti dhe Mohamed Salah i Liverpoolit e përmbylli top treshen, raporton Gazeta Express.

Sulmuesi polak triumfoi edhe pse nuk e mori votën e Messit, i cili e fitoi Topin e Artë 2021 para Lewandowskit.

Lewandowski e pranoi se ishte habitur që nuk e kishte marrë asnjë pikë nga Messi në votim, pasi ky i fundit kishte thënë fjalë të mëdha për të pas ceremonisë së Topit të Artë në nëntor.

Ai shpreson se vendimi i Messit për të mos votuar për të nuk ishte nxitur nga ndonjë çështje personale.

I pyetur për mënyrën e votimit të Messit, Lewandowski tha: “Fjalët e tij ishin shumë të mira. Tani, sa i përket zgjedhjes së tij: kjo pyetje duhet t’i bëhet atij. Unë nuk kam bërë asgjë të keqe që ai të inatoset me mua, përveç gjërave sportive”.

“Privatisht, shpresoj gjithçka ka qenë në rregull. Ajo ishte zgjedhja e tij dhe unë duhet ta respektoj. Nuk kam pse të them ndonjë gjë negative apo të zemërohem”, shtoi ai.

Lewandowski ia dha pikët e plota Jorginhos, ndërsa Messin e votoi si të dytin.

Por Messi nuk votoi fare për polakun, duke ia dhënë pikët maksimale shokut të ekipit Neymar dhe duke e votuar bashkëlojtarin tjetër Kylian Mbappe si të dytin, ndërsa Karim Benzeman e Real Madridit si të tretin më të mirin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...