Telles, në listën e ngushtë të Barçës

PUBLIKUAR

Barcelona ia ka vënë syrin futbollistit të Manchester United, Alex Telles.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”

“Blaugrana” e shohin 29 vjeçarin si alternativë ideale të Jordi Albas në krahun e majtë, teksa futbollisti spanjoll po shkon drejt pensionimit.

Telles ndërkohë nuk është lojtari i vetëm në radar të Barçës.

Gjiganti katalunas në fakt ka shprehur interesim edhe për mbrojtësin e Juventusit, Alex Sandro, atë të Ajaxit, Nicolas Tagliafico, atë të Villarrealit, Alfonso Pedraza dhe mbrojtësin e majtë të Borussia Dortmundit, Raphael Guerreiro.

Barça e ka pasur në duar të sigurta për një dekadë krahun e majtë të mbrojtjes.

Mirëpo, Jordi Alba tash është 32 vjeç dhe klubi nga “Camp Nou” po mendon qysh tash për pasuesin e tij. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...