Chelsea e kërkon këndelljen sonte

PUBLIKUAR

Blues” nuk guxojnë të gabojnë më nëse duan ta ndjekin titullin, sonte do ta vizitojnë Brightonin

Chelsea do të mundohet ta harrojë sa më shpejt të jetë e mundur humbjen nga Manchester City.

 

“Blues” tash po shikojnë përpara dhe janë të fokusuar për ndeshjen e sontme në Premierligë.

Kampionëve e Evropës do ta vizitojnë Brightonin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 23-të të kampionatit anglez.

Të Kaltrit nuk kanë më vend për gabime nëse duan ta ndjekin titullin e kampionit.

Çdo gabim tjetër tash e tutje do t’i nxirrte ata përfundimisht jashtë garës për titull, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo pasi ekip londinez aktualisht i ka 13 pikë më pak se lideri, Manchester City.

Dy pikë përpara skuadrës së Thomas Tuchel gjendet Liverpooli, i cili e ka edhe një lojë më pak të luajtur.

Nga ana tjetër, Brightoni është specialist i barazimeve këtë sezon pasi deri tash i ka 10 sosh.

Ky ekip s’do të mbetej keq me një barazim eventual.

Ndeshja ndërmjet Brightonit dhe Chelseat do të fillojë në orën 21:00. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...