Barça ende po kërkon sulmues

PUBLIKUAR

Gjiganti katalunas është i vendosur ta forcojë fazën ofanzive, Alvaro Morata mbetet prioritet

Barcelona është duke menduar ende për t’u përforcuar në fazën ofanzive këtë muaj.

Gjiganti katalunas e mori së fundmi sulmuesin e Manchester Cityt, Ferran Torres.

Mirëpo, “Blaugrana” e ka në mendje përforcimin edhe me një sulmues gjatë këtij afati kalimtar.

Mediumi spanjoll “Marca” raporton se prioritet i Barçës për këtë muaj mbetet Alvaro Morata, përcjell “Gazeta Express”.

Bisedimet në mes të palëve kanë ngecur, por dëshirë e futbollistit të Juventusit është që të përfundojë në “Camp Nou”.

Mbetet të shihet nëse klubet do të arrijnë marrëveshje.

Paraprakisht, Juve duhet t’i sigurojë shërbimet e një sulmuesit tjetër që do ta mbulonte mungesën e ish-futbollistit të Realit, Chelseat dhe Atletico Madridit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...