Katër vjedhje të rënda gjatë 24 orëve në Kosovë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar për katër vjedhje të rënda që kanë ndodhur në territorin e Kosovës.

Vjedhjet kanë ndodhur në komunën e Prishtinës, Prizren, Pejë dhe në Zubik Potok.

Në këto lokacione sipas policisë, janë vjedhur kryesisht gjësende shtëpiake.

Përveç në Prizren, ku një personi i është vjedhur një revole në zyrën e tij të punës.

Raporti i vjedhjeve të rënda gjatë 24 orëve të fundit:

Rr. Hasan Remniku, Prishtinë, 16.01.2022-21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur pjesë të veturave në pronën e ankuesit mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të  prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.

Prizren, 17.01.2022-10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar brenda zyrës së kompanisë së tij me ç ‘rast kanë vjedhur një revole. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

Pejë, 17.01.2022-07:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar brenda një objekti, ku kanë vjedhur një llap-top dhe një televizor. Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti nën hetime.

Fsh.Qabra, Zubin Potok, 05.11.2021-20:35. Lidhur me rastin më datë 17.01.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...