Nxehen gjakrat mes Donaldit dhe Einxhel, Dagz i del në mbrojtje

PUBLIKUAR

Zarfi i bardhë në shtëpi ka ndikuar që mes banorëve të plasë sherri.

 

Vëllai i Madh ka vënë re se rregullat në shtëpia sa i përket higjienës nuk po përmbahen nga banorët, shkruan lajmi.net.

Tutje ai ka vendosë disa rregulla të cilat banorët nuk i kanë mirëpritur siç duhet.

“Larja e rrobave do të bëhet me dorë, larja e enëve pas çdo vakti, si dhe pastrimi i tavolinës në verandë çdo herë para se të flenë gjumë”, janë rregullat të cilat duhet t’iu përmbahen banorët.

Menjëherë pas leximit të zarfit, ka plasur debat i ashpër mes Donaldit dhe Einxhel për të cilët nuk është hera e parë që përplasen sa i përket pastrimit të shtëpisë.

Në debat mes tyre është përfshirë edhe Dagz i cili në një formë apo tjetër mbronte partneren e tij Einxhel.

Në një moment Einxhel i përmend edhe veshëmbathjet Donaldit ku sipas saj i gjen kudo gjetkë të përhapura në lavandari. Ndërsa në anën tjetër Donaldi i tha Einxhel se si femër që është duhet të bëjë në minimun gjërat që flet e jo vetëm të bëjë llafe./Lajmi.net/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Publikohen këngët e papublikuara të Shpat Kasapit, Selvija emocionon me njoftimin

Humbja e parakohshme e këngëtarit Shpat Kasapi vazhdon të lërë gjurmë të thella në...

Nora Istrefi e nis ditën plot energji dhe stil para pasqyrës

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka ndarë së fundmi me ndjekësit një moment të...

Vajzë apo djalë? Dafina zbulon gjininë e foshnjes

Dafina Zeqiri, sapo ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e shumëpritur duke zbuluar...