Ahmetaj me ministren gjermane: I kemi bërë detyrat, negociatat duhet të nisin

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj ka pritur në takim ministren gjermane për Evropë, Anna Luhrmann, e cila viziton për herë të parë sot Shqipërinë pas marrjes së detyrës.

Në një konferencë të përbashkët, Ahmetaj shprehu keqardhjen që nisja e negociatave me Shqipërinë ende nuk ka ndodhur, pavarësisht që sipas tij Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat.

“I shpreha keqardhjen ministres, pasi i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë. Nuk ka asnjë vend anëtar të BE-së që të nxjerrë një problematikë me Shqipërinë. Megjithatë, megjithëse Komisioni ka 3 vjet rresht që konfirmon që Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, akoma nuk ka një hapje formale negociatash”, deklaroi Ahmetaj, raporton A2.

Ai tha të ketë kërkuar nga qeveria gjermane që Ballkani Perëndimor nuk mund të lihet si një vakum për një mundësi për lojëra të vendeve të treta.

“Ndava falënderimin për kontributin e qeverisë gjermane dhe i kërkova që Ballkani Perëndimor nuk mund të lihet si një vakum për mundësi për lojëra të vendeve të treta. Nuk lamë pa theksuar elementin e sigurisë, hapja e negociatave jep një sinjal shumë të fortë për garancinë e të ardhmes në BE, vetë procesi i integrimit është reforma e thella sektoriale dhe këto elemente e bëjnë integrimin strategjik”, tha Ahmetaj.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...