Brenda një dite, pesë raste të dhunës në familje

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, shkruan Gazeta Express.

Në Vushtrri është arrestuar një person pasi e ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Asaj i është ofruar ndihmë mjekësore dhe së bashku me fëmijët është dërguar në strehimore.

“Vushtrri, 17.01.2022-09:30.Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor e më pas së bashku me katër fëmijët e sajë është vendosur në strehimore. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq në Pejë është arrestuar një person për sulm fizik ndaj bashkëshortes.

“Pejë,16.01.2022-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, njofton policia.

Në Viti është arrestuar një person pasi kanosi prindërit e tij.

“Viti, 17.01.2022-10:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me probleme psikike pasi që i njëjti ka kanosur prindërit e tij. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në një rast tjetër në Viti një grua raportoi në polici sulmin fizik nga babai i saj.

“Viti, 17.01.2022-17:45.Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga prindi i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim te prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Edhe në Graçanicë një shtetase e Turqisë ka  njoftuar se është sulmuar fizikisht  nga burri me të cilin bashkëjetonte.

“Graqanicë, 17.01.2022-13:00.Viktima femër shtetase e Turqisë,  ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me te cilin ka bashkëjetuar. Nuk raportohet për të lënduar, rasti nen hetime nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...