Granit Xhaka: Vetëm Cana më ftoi te Shqipëria, Federata Shqiptare s’u interesua fare

PUBLIKUAR

Granit Xhaka ka këmbëngulur se Federata Shqiptare e Futbollit nuk e kishte thirrur asnjëherë për ta përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë, para se ai të vendoste t’i bashkohej Zvicrës.

Duke folur me personazhin e rrjeteve sociale Kozak, mesfushori i Arsenalit zbuloi se i vetmi që kishte biseduar me të për t’iu bashkuar Shqipërisë ishte ish-kapiteni i kuqezinjve Lorik Cana, raporton Gazeta Express.

Xhaka debutoi për Zvicrën në qershor të vitit 2011 dhe që prej atëherë i ka bërë 98 paraqitje, duke i shënuar 12 gola për helvetikët.

Vëllai i tij i madh, Taulanti, megjithatë e përfaqësoi Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

“Kjo pyetje që nuk ka marrë përgjigje si duhet. Do të flas për këtë temë dhe do ta mbyll këtë temë. Ishim shumë të rinj, kur babai im na ofroi te Shqipëria, por nuk kishte interesim aso kohe”, ka deklaruar fillimisht Granit Xhaka.

Xhaka u lind në Basel nga prindër shqiptarë, të cilët kishin emigruar në Zvicër nga Podujeva e Kosovës në fillim të viteve 90-ta.

“I vetmi njeri që më ftoi te Shqipëria ishte Lorik Cana, nuk ia harroj kurrë. Më telefonoi edhe më pyeti se si ishte situata, por nga FSHF-ja nuk kishte asnjë telefonatë apo takim”, zbuloi ai.

“Kjo ishte ana e Shqipërisë. Nga ana e Zvicrës, isha i ri, nuk kisha kohë të mendoja. Dhe kur të ulet Otmar Hitzfeld, trajneri legjendar, i cili më tha se më donte gjithsesi te Zvicra, për mua ishte gjë e madhe”, nënvizoi 29-vjeçari.

Xhaka e kishte përfaqësuar Zvicrën edhe në grupmoshat e reja dhe kishte mundësi të ndërronte aleancë kur Kosova u pranua në FIFA dhe në UEFA.

Megjithatë, ai vendosi t’i qëndrojë besnik kombëtares helvetike. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...