Real Madridi e refuzon një ofertë prej 40 milionë eurove për Hazardin

PUBLIKUAR

Real Madridi e ka hedhur poshtë një ofertë nga Newcastle Unitedi për anësorin Eden Hazard në fillim të këtij muaji.

Oferta prej 40 milionë eurove e Newcastle për Eden Hazardin nuk është pranuar nga gjiganti spanjoll Real Madrid, sipas El Nacional, raporton Gazeta Express.

Sulmuesi belg nuk është në planet e trajnerit Carlo Ancelotti, pasi ka dështuar t’i tregojë vlerat e veta në Santiago Bernabeu, por Reali e vlerëson të ulët ofertën prej 40 milionë eurove për ta lëshuar atë.

Los Blancos do ta shesin 31-vjeçarin vetëm nëse marrin ofertë prej mbi 50 milionë euro, duke e ditur se i paguan Chelseat hiç më pak se 115 milionë euro për të në vitin 2019.

Për më tepër, Hazardi nuk është i interesuar t’i bashkohet Newcastle Unitedit, pasi parapëlqen kthimin në Chelsea. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...