Haradinaj kundërshton ashpër paralajmërimin për shtrenjtimin e rrymës elektrike

PUBLIKUAR

Çmimet në vendin tonë janë rritur enorm muajve të fundit.Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, I cili njëherësh është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, ka paralajmëruar se AAK ka thirrur debat parlamentar për ngritjen enorme të çmimeve të artikujve elementar.

Gjithashtu ai ka njoftuar se ZRRE ka ngritur një propozim për shtrenjëtim të rrymës, ku mund të mbërrijë mbi 80 për qind, propozim që Haradinaj e ka kundërshtuar ashpër.

Deklarata e plotë:
Aleanca ka thirrur debat parlamentar për ngritjen enorme të çmimeve të artikujve elementar për këtë të enjte. Ndërkohë veç paska rrjedhur një propozim i ZRRE për shtrenjtimin e rrymës që për konsumatorin mesatar familjar mund të mbërrijë mbi 80 për qind.
Kjo është e papërballueshme.
Prandaj i bëj thirrje Qeverisë, që në këtë periudhë kur inflacioni ka rritur çmimin e shportës së përditshme të qytetarëve, të ndajë buxhet për mbulimin e kostos shtesë nga çmimi i tanishëm i energjisë. Kjo s’duhet të mbetet në nivel diskutimi të papërcaktueshëm të qeverisë.
RH

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...