Aubameyang rikthehet në Arsenal, pas problemeve me zemër

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Gabonit, Pierre-Emerick Aubameyang do të rikthehet në Arsenal për kontrolla mjekësore pasi u zbulua se kishte probleme me zemër, pasi fillimisht rezultoi pozitiv me koronavirus.

Aubameyang dhe bashkëlojtari i tij, Mario Lemina, që luan për Nice do të largohen nga Kupa e Afrikës te klubet e tyre respektive për të qartësuar gjendjen e tyre shëndetësore.

Dyshja u lirua nga karantina javën e kaluar, por nuk u lejuan të luanin të premtën ndaj Ganës pasi doktorët detektuan disa probleme me zemër në ekzaminimet pas koronavirusit.

Ata gjithashtu nuk stërvitën dje dhe sot teksa pritën rezultatet, por FegaFoot tani raporton se ata do të rikthehen në Evropë për ekzaminime shtesë, transmeton Gazeta Express.

Dyshja rezultoi pozitiv me koronavirus pas arritjes dhe munguan në dy ndeshjet e para. Nuk është e ditur nëse do të rikthehen për fazën e nokautit që fillon javën tjetër.

Gaboni deklaroi se ka infektime të reja në klub, përfshirë Denis Bouanga, Noubi Fotso, David Sambissa, Serge Ngouali dhe Ulrivk Eneme Ella. Të gjithë këta tani janë në izolim. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...