Albesjana Iberhysaj nis detyrën si ambasadore e Kosovës në Çeki

PUBLIKUAR

Ambasadorja e Kosovës në Republikën Çeke, Albesjana Iberhysaj ia ka dorëzuar letrat e kabinetit Ministrisë së Punëve të Jashtme atje, duke nisur kështu zyrtarisht mandatin e përfaqësueses diplomatike të Republikës së Kosovës në Pragë, raporton Gazeta Express.

Ambasadorja Iberhysaj shkroi në Twitter se ndihet e bekuar dhe e nderuar me detyrën e re.

“Sot ia paraqita Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Çeke letrat e kabinetit, duke nisur zyrtarisht mandatin tim si Shefe i Misionit të Republikës së Kosovës në Republikën Çeke.”

“Jam e bekuar dhe thellësisht e nderuar që e përfaqësoj Republikën e Kosovës në Çeki”, shkroi ajo.

Ajo tha se mezi pret të bashkëpunojë me institucionet çeke për t’i thelluar e forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...