1 mijë e 156 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

PUBLIKUAR

1 mijë e 156 vaksina Anti-Covid janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Nga kjo ministri kanë treguar se numri i dozave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 717 mijë e 379.

33 mijë e 156 persona janë vaksinuar me dozën përforcuese të vaksinës.

Ndërsa, 2 mijë e 169 me dozën e tretë.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.156 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.717.379 doza të vaksinës. Deri më sot 796.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 33.156 doza përforëcuese dhe 2.169 doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...