Vjet në Klinikën e Onkologjisë u identifikuan 400 raste me kancer në gji

PUBLIKUAR

Vitin e kaluar në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, u trajtuan 1 mijë e 626 pacientë si raste të reja me sëmundje malinje, njofton Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Prej tyre, 400 raste ishin të identifikuara me kancer në gji, 214 raste me kancer në mushkëri, 391 raste me kancer në traktin gastrointestinal, 419 raste me kancer në sistemin urgjenital dhe gjinekologjik, si dhe 205 raste me kancer në regjionin kokë-qafë.

“Gjatë vitit 2021, gjithashtu, në Klinikën e Onkologjisë ishin të shtrirë 356 pacientë për trajtim”, njofton SHSKUK-ja.

Nga janari deri në dhjetor në këtë klinikë janë ofruar mbi 300 mijë shërbime të ndryshme onkologjike, mes tyre 105 seanca të brahiterapisë, mbi 11 mijë seanca të rrezatimit, më shumë se 29 mijë terapi me citostatikë dhe më tepër se 1 mijë pacientë janë trajtuar me radioterapi.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...