Godet Antonela: Ja dy personazhet më fallso në Big Brother VIP

PUBLIKUAR

Antonela është ish banorja e BIg Brother VIP që ka bërë rrëmujë brenda shtëpisë.

 

E ftuar në emisioni ‘E diell’, iu është përgjigjur pyetjeve të shumta, shkruan lajmi.net.

Ajo ka folur rreth personazheve që janë më fallso brenda shtëpisë.

Emri i parë sipas saj ishte Iliri, ku ajo sqaroi se ai është banori më fasadë aty brenda dhe që të gjitha që ai bën janë fallso.

Dhe emri i dytë është Arjola dhe sipas Antonelës ajo e ka përdorur shumë vuajtjen për lojë.

‘A e do me listë apo vetëm një? Jam në mëdyshje, por do t’i them të dyja. Iliri, unë e mendoja më ndryshe, e kuptoj që është gjithmonë një fasadë, është fasadë. Ai gjatë javës ishte i qetë, kurse gjatë prime ndryshonte totalisht. Emri i dytë është Arjola. Pavarësisht të gjithave, ajo përdor imazhin e vuajtjes, ajo thotë që unë kam kaluar këtë e atë dhe nuk mendon se edhe të tjerë mund të kenë kaluar vuajtje’, tha Antonela.

Kujtojmë se Antonela u përfshi në debate shumë të ashpra me Big Mamën gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme Big Brother VIP./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Luizi takohet me ‘Mehmet Kosovën’! Paralajmëron projekt të ri?

Këngëtari i njohur shqiptar, Luzi Ejlli ka bërë të ditur se është takuar me...

Publikohen këngët e papublikuara të Shpat Kasapit, Selvija emocionon me njoftimin

Humbja e parakohshme e këngëtarit Shpat Kasapi vazhdon të lërë gjurmë të thella në...

Nora Istrefi e nis ditën plot energji dhe stil para pasqyrës

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka ndarë së fundmi me ndjekësit një moment të...