Milani synon ta marrë primatin në Serie A

PUBLIKUAR

“Rossoneri” do ta kërkojnë fitoren sonte ndaj Spezias, Napoli i Rrahmanit e viziton Bolognan

Milani do të mundohet ta marrë primatin sonte në Serie A.

“Rossoneri” i kanë dy pikë më pak se lideri Inter, i cili u ndal nga Atalanta.

Për këtë, me një fitore eventuale ndaj Spezias në shtëpi, Kuqezinjtë mund të bëhen liderë të rinj të kampionatit italian.

Natyrisht, ata do ta kenë një ndeshje më shumë të zhvilluar sesa “Nerazzurri”.

Nga ana tjetër, Spezia do të tentojë ta nxjerrë një pikë në “San Siro”, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkohë, sonte në fushën e blertë do të zbresë edhe Napoli i Amir Rrahmanit.

Napolitanët kanë pësuar rënie të formës kohëve të fundit.

Prandaj, për ta është mundësia e fundit që ta rimarrin veten nëse duan të luftojnë për titull të kampionit.

Të dyja ndeshjet do të fillojnë në orën 18:30. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...