Xhaka e pranon: E meritova kartonin e kuq

PUBLIKUAR

Futbollisti kosovar e ka pranuar se e meritoi kartonin e kuq në ndeshje me Liverpoolin, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup.

Përfaqësuesi zviceran u ndëshkua direkt me karton të kuq pasi e bëri një ndërhyrje të pakontrolluar ndaj Diogo Jotas pak para zonës së rreptësisë së “Gunners”.

29 vjeçari kështu u përjashtua nga loja duke i lënë shokët e skuadrës për afro 70 minuta, bashkë me shtesën, me një lojtar më pak, shkruan “Gazeta Express”.

Por, “Topçinjtë” u mbrojtën mirë dhe nuk e pësuan asnjë gol deri në fund.

E ish-futbollisti i Baselit dhe Borussia Monchengladbachut, në një bashkëbisedim në rrjetin social, “Tik-Tok” sqaroi gjithçka rreth rastit në fjalë, pas së cilit ka marrë kritika të ashpra.

“Ishte një faull shumë gjigant. Gjyqtari nuk kishte faj, pasi ndërhyrja ishte për karton të kuq. Unë jam shumë real, e pranoj kur është për karton të kuq dhe kur nuk është”, ka thënë Xhaka.

Për futbollistin kosovar ndërkohë flitet se mund të transferohet në Romë gjatë këtij muaji, edhe pse e ka vazhduar kontratën me klubin nga “Emirates Stadium”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...