Tahiri: Për çështje nacionale AAK-ja do ta mbështesë Qeverinë

PUBLIKUAR

Të enjten është caktuar dita kur do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.  Kjo u bë e ditur pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, që gjatë ditës së sotme.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në këtë seancë do të diskutohet edhe ngritja e çmimeve, si kërkesë e tyre.

 

“Sot u mbajt mbledhja dhe është caktuar një seancë për të enjten. Në këtë seancë do të jetë debati i thirrur nga AAK për ngritjen enorme të çmimeve, një temë që duhet të trajtohet nga grupet parlamentare dhe Qeveria. Ajo që dua të them është se vitin e kaluar ka qenë vit i dobët në draftimin e ligjeve, dhe ne do të punojmë që ky sesion të jetë më i mirë”, u shpreh ai.

Ndërsa ka thënë se kur ka të bëjë për çështje nacionale, AAK-ja do ta mbështesë Qeverinë.

“Ju e keni parë qartë që pozicioni i AAK për referendumin ka qenë parimor dhe i kemi dhënë mbështetjen Qeverisë dhe në tema të rëndësishme nuk do të jemi opozitë”, ka thënë ai.

“Qeveria do duhej të bëjë një shpjegim për opinionin e brendshëm dhe ta bëjë një shpjegim për opinionin e jashtëm, pra me faktorin ndërkombëtar me të cilët kemi punuar nga 99-ta. Argumentet e seancës së shtunës kanë qenë argumentues nga ana e palës sonë”, u shpreh Tahiri./eo/

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...