Rritja e rasteve me Omicron, shkolla “Ismail Qemali” nga sot me mësim online

PUBLIKUAR

Shkolla fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë ka kaluar në mësim online, kjo për shkak të rritjes së numrit të rasteve me virusin Omicorn.

Pas takimeve të njëpasnjëshme të grupit të Task Forcës së shkollës, ky institucion njofton se nga sot është marrë vendim që mësimi të mbahet online.

Në njoftim luten nxënësit dhe të gjithë t’i respektojnë masat kundër përhapjes së koronavorusit.

Njoftimi i plotë i shkollës:

Të nderuar mësimdhënës, prindër dhe nxënës!

Pas takimeve të njëpasnjëshme të grupit të Task Forcës së shkollës, dje më 16 janar 2022 dhe sot më 17 janar 2022, për shkak të rritjes së numrit të rasteve dhe përhapjes shumë të shpejtë të virusit, ky grup ka vendosur që nga sot shkolla të kaloj në skenarin C, deri në njoftimin e radhës.

Mësimi do të mbahet në platformat online, eshkollori, Zoom, etj.

Ky vendim është marrë pas shyqrtimit dhe përcjelljes së situatës me virusin në bashkëpunim me MASHT.

Respektoni rregullat!

# Vendosja e maskës është obligative!

# Dezinfektoni duart

# Mbani higjienën!

# Respektoni distancen!

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...