Bekim Balaj ndahet me skuadrën ruse, statistikat janë shqetësuese!

PUBLIKUAR

Bekim Balaj është larguar përfundimisht nga skuadra ruse e Nizhni Novgorodit. Balaj ka zhgënjyer me paraqitjet e tij, ku në 15 ndeshje të aktivizuara nuk ka arritur të dërgojë asnjëherë topin në fundin e rrjetës, duke detyruar kështu drejtuesit e skuadrës ruse ta largojnë.

Klubi rus vendosi të ndajë rrugët me Balaj, duke e zyrtarizuar largimin përmes faqes së vetë zyrtare. Lojtari shkodran ka dhënë një prononcim të shkurtët për Nizhni Novgorodin, ku shprehet se tashmë është koha për të ndryshuar diçka në karrierën e tij.

“Isha i lumtur që u ktheva në Rusi për të provuar sërish forcën time në kampionatin rus. Kemi një ekip të mirë dhe kemi luftuar në çdo ndeshje. Sigurisht, doja që gjërat të shkonin ndryshe. U shfaqa në çdo ndeshje, por ky është futbolli… Ndoshta është koha për të ndryshuar diçka. Dua t’u uroj djemve fat dhe t’i mbajnë FC Nizhni Novgorodit një vend në Premier League. Dhe tifozët mund ta mbështesin gjithmonë ekipin”, është shprehur Bekim Balaj.

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...