Kërcënuan policët me kallashnikov, dy burra nga Podujeva në kërkim

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës është duke i kërkuar dy persona të dyshuar, të cilët kanë kanosur me armë zjarri zyrtarët policorë, raporton Express

Rasti ka ndodhur mesnatën e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Policia ishte njoftuar nga një person se pas një mosmarrëveshjeje, dy të dyshuarit i kanë dëmtuar veturën.

Të dyshuarit më pas i kanë kërcënuar zyrtarët policorë, duke ua drejtuar armën AK-47 dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Podujevë, 16.01.2022-03:32.  Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar  se pas një mosmarrëveshje  dy të dyshuar meshkuj kosovarë, i kanë dëmtuar veturën e tij.  Të dyshuarit duke u drejtuar armën (AK-47) i kanë kanosur zyrtarët policorë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit është bastisë shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjete asgjë e dyshuar. Të dyshuarit gjenden në kërkim policor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, ka njoftuar policia./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...