Juventusi e tërheq ofertën për Dybalan, i gatshëm ta lërë të largohet falas

PUBLIKUAR

Juventusi është tërhequr nga marrëveshja me Paulo Dybalan për kontratë të re dhe është i gatshëm ta lërë argjentinasin të largohet falas në verë, nëse ai nuk pranon ulje page.

Dybala dhe Juventusi ishin pajtuar për marrëveshje të re muaj më parë, nga e cila 28-vjeçari do t’i fitonte 8 milionë euro në vit, plus 2 milion euro të tjera bonuse, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, në javët e fundit gjërat ndryshuan papritmas dhe bisedimet u pezulluan deri në shkurt apo mars.

Dybala do të jetë lojtar i lirë në verë, pasi marrëveshja e tanishme me bardhezinjtë i mbaron më 30 qershor.

Argjentinasi i konfirmoi tensionet me klubin të dielën, pasi nuk e festoi golin në fitoren kundër Udineses, por iu dha një shikim të pandarë drejtorëve të klubit, Maurizio Arrivabene dhe Pavel Nedved.

Ai po ashtu e pranoi pas ndeshjes se klubi kishte kërkuar shtyrjen e bisedimeve për kontratë deri pas përfundimit të afatit kalimtar të janarit.

Por Sky Sport Italia raporton se Juventusi ka vendosur të tërhiqet nga marrëveshja paraprake dhe tani po i ofron Dybalas pagë shumë më të ulët vjetore.

Klubi torineze beson se Dybala nuk ka oferta më prestigjioze apo fitimprurëse, prandaj shpreson se mund ta bëjnë atë të pranojë pagë më të ulët./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...