Policia po kërkon dy persona: Kanë dëmtuar një veturë dhe u kanë drejtuar armën policëve

PUBLIKUAR

Dy persona janë duke u kërkuar nga ana e policisë pasi dyshohen të kenë kanosur një person.

Pas një mosmarrëveshje, të dyshuarit i kanë dëmtuar veturën viktimës.

Ngjarja ka ndodhur dje, në orët e hershme të mëngjesit, raporton Indeksonline.

Ata madje edhe kanë kanosur policinë, duke u drejtuar armën (AK-47), për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur.

“Me vendim të prokurorit është bastisë shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjete asgjë e dyshuar. Të dyshuarit gjenden në kërkim policor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante” thuhet në njoftimin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Vdes një person në një aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Vranidoll...

Veteranët e UÇK-së iu bëjnë thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së për qëllime politike

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur publikisht shqetësimin e saj për...

KQZ: Rezultatet përfundimtare shpallën pasi të shqyrtohen të gjitha ankesat

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë për RTV21 se...