Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka një thirrje për miqtë ndërkombëtar pas miratimit të rezolutës

PUBLIKUAR

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas miratimit të rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Deputetja Kica-Xhelili tha se ditët, përveç unitetit politik për të ardhmen e vendit, tregojnë edhe se provokimet e Serbisë karshi Kosovës janë mjet i pakursyer nga Serbia.

Ajo tha se provokimet e Serbisë sot janë test, shkruan IndeksOnline.

“Provokimet e Serbisë sot, janë test. Test i lehtësisë së luhatshmërisë sonë. Test i fuqisë reale të sovranitetit shtetëror të një vendi, ku ata mund të kenë interes. Test i fuqisë së kushtetutshmërisë së Kosovës, kur dijmë që kjo e fundit është mbështetur nga po këta aleatë tonë, pa të cilët, dyshoj se do të flisnim sot për kushtetutshmëri e sovranitet”, tha Kica-Xhelili.

Deputetja në fund i bëri thirrje Qeverisë që most ë bien pre e kurrfarë  provokimi nesër dhe miqevë ndërkombëtar u tha të qëndrojnë afër Republikës së Kosovës./IndeksOnline/

 

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...