Southamptoni mposhtet nga Wolves, Broja nuk lë gjurmë

PUBLIKUAR

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja nuk ka arritur të lërë gjurmë në ndeshjen e radhës të Southamptonit në Premierligë ndaj Wolvesit.

“Saints” u mposhtën 2:1 nga “Ujqit” në “Molineux Stadium”, shkruan Gazeta Express.

Jimenez realizoi nga penalltia për epërsinë fillestare në minutën e 37-të, kurse Coady e dyfishoi epërsinë në të 59-tën.

Mysafirët arritën ta shënonin golin e ngushtimit të epërsisë në minutën e 87-të përmes Ward-Prowse, por nuk arritën të bënin më shumë.

Krejt në fund, Adama Traore realizoi për 3:1 në minutën e 90+1.

Armando Broja luajti tërë ndeshjen, por nuk arriti që të linte gjurmë, ashtu siç po bën zakonisht, duke shënuar gola.

Me këtë fitore, Wolves ngjitet në vendin e tetë me 31 pikë, kurse Southampton mbetet i 12-ti me 24 gjithsej. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...