Petkoviq reagon pasi Kuvendi miratoi rezolutën kundër referendumit

PUBLIKUAR

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë. Petkoviq ka thënë se përpjekjet e Kryeministrit Kurti për të “të anuluar të drejtën e serbëve do të ketë pasoja të paparashikueshme”, transmeton Gazeta Express.

Petkoviq ka thënë poashtu se Parlamenti ka hyrë në fazën e konfrontimit të hapur me serbët në Kosovë.

“Duke vendosur për të ndaluar referendumin mbi ndryshimin e kushtetutës së Serbisë në komunitetet serbe në Kosovë, Parlamenti i Kosovës ka hyrë në fazën e konfrontimit të hapur me serbët në Kosovë dhe kanë provuar plotësisht të anulojnë të drejtën më bazike politike dhe civile të serbëve.”, ka thënë ai.

Ai poashtu ka thënë “se kryeministri Kurti të mos mendojë se do të mund t’i ndalojë serbët për të votuar në Kosovë në të ardhmen sidomos në zgjedhjet e 3 prillit”.

Petkoviq është ankuar që komuniteti ndërkombëtar s’ka bërë presion më të fortë tek autoritetet kosovare në mënyrë që t’ua mundësojë serbëve të votojnë por vetëm janë fokusuar në deklarata.

Nga 77 deputetë në Kuvend, 76 kanë votuar pro miratimit të rezolutës për moslejimin e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë, asnjë votë kundër dhe 1 abstenim.

Miratimi i kësaj rezolute ka ardhur pas bashkërëndimit të pikave me Lidhjen Demokratike të Kosovës , AAK-në dhe Grupin multi-etnik.

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...