Haradinaj e mbështet Qeverinë për referendumin serb

PUBLIKUAR

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se AAK-ja e mbështet vendimin e Qeverisë së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj tha se votimi përmes postës dhe ai përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë i përmbush praktikat ndërkombëtare.

“AAK vlerësojnë se referendumi kushtetues i Serbisë në Kosovë është jo kushtetuese dhe jo ligjor. Votimi me postë dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse në Kosovë i përmbush standardet ndërkombëtare të cilat poashtu i respekton edhe Republika e Kosovës. AAK=-ja kërkon nga institucionet e Kosovës që të mos lejojnë cenimin e rendit kushtueses”, tha ai.

Më tutje lideri i AAK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

“AAK poashtu i fton qytetarët e Kosovës, veçanërisht të komunitet serbë në Kosovë që të respektojnë ligjet e Kosovës dhe poashtu mbështesin institucionet e Kosovës në zbatimin e ligjit. Me këtë rast AAK dhe grupi parlamentar i fton aleatët dhe ata të sigurisë që ta përkrahin Kosovën per ruajtjen e rendit kushtues të Kosovës”, ka thënë ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...