Kurti i përgjigjet Listës Serbe: Qeveria e Kosovës nuk është kundër serbëve

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit tha se qeveria e Kosovës nuk është kundër serbëve të Kosovës, pasi deputeti i Listës Serbe, Igor Simic tha se qeveria është kundër serbëve raporton Gazeta Express.

“Qeveria nuk është kundër serbëve, unë kam ministër në qeveri që është kryetar i Listës Serbe. Luftimi i krimit dhe korrupsionit në Kosovë nuk bëhet duke pasë parasysh përkatësinë etnike të atyre që janë të dyshuar”, tha Kurti.

Ai tutje u shpreh se grupet e krimit nuk kanë vetëm një etni.

“Në këto grupet e krimit zakonisht nuk e gjen vetëm një etni, i gjen disa etni e së paku dy prej tyre prandaj asnjëherë qeveria s’ka pasur as qasje as intencë anti-serbe por ësht Serbia që është kundër Kosovës dhe përpjekjeve tona për progres socio-ekonomik dhe për avancim në agjendën evropiane”, tha Kurti.

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...