Kukulla e Vuçiqit, Vulin, e përsërit se Masakra e Reçakut ka qenë “gënjeshtër”

PUBLIKUAR

Vartësi dhe kukulla e presidentit Vuçiq, ministri i Brendshëm, Aleksander Vulin, ka ripërsëritur deklaratën e tij të mëhershme se masakra e Reçakut ka qenë “gënjeshtër”. Vulin i ka bërë këto komente në televizionin serb ‘PinkTv’, transmeton Gazeta Express.

Ministri Vulin që njihet për gjuhën e tij raciste ndaj shqiptarëve tha se Reçaku ishte “gënjeshtër” dhe justifikim për bombardimet e NATO-s.

“Reçaku është një gënjeshtër dhe ka shërbyer si justifikim për fillimin e agresionit të NATO-s në Jugosllavi. Reçaku është një gënjeshtër që shërbeu për të vrarë mbi 100 fëmijë tanë. Kjo gënjeshtër duhet të ekspozohet”, tha Vulin sot në përvjetorin e 23-të të Masakrës së Reçakut e cila u krye nga forcat ushtarake dhe policore të shtetit të Serbisë.

Ai ka përmendur edhe një film dokumentar që ministria e Brendshme e Serbisë dhe Radio Televizioni Shtetëror i Serbisë do të bëjnë për Kosovën.

“Dua ta flas gjuhën e kohëve moderne. Ministria e Brendshme bashkë me RTS-në do ta bëjnë një film dokumentar të quajtur “Dosja e Kosovës”. Gjithçka do të dokumentohet në të. Kur isha ministër i Mbrojtjes kisha nderin të bëjë filma të betejave të Koshares dhe Pashtrikut me RTS-në”, tha ai.

Në 23-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se masakra e Reçakut është e dokumentuar mire dhe askush s’mund ta mohojë atë që ka ndodhur e që ishte ngjarje që vuri në lëvizje ShBA-të dhe aleatët e NATO-s për të ndërhyrë në Kosovë në mbrojtje të popullit të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Përplasjet e fundit, Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së: Së shpejti do të mblidhen organet e partisë

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ilir Ferati, ka thënë se së shpejti do të...

Limaj poston video nga koha e luftës me Tahir Sinanin: Mos prekni themelet e lirisë për interesa e përplasje ditore

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka publikuar një video nga koha e luftës, ku...

Deklarimet e Hazirit se LDK e do presidentin, Ilir Ferati: Mendimet e tij politike janë shumë të thella

Kreu i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, i cili është edhe Sekretar i LDK’së,...