Tahiri: Masakra e Reçakut përcaktori vendosmërinë e aleatëve perëndimor për t’i dhënë fund luftës në Kosovë

PUBLIKUAR

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se masakra e Reçakut e ka përcaktuar vendosmërinë e aleatëve perëndimor për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka thënë se masakra e Reçakut ka qenë ndër ngjarjet më të tmerrshme të gjenocidit serb kundër shqiptarëve

“Sot 23 vjet nga masakra e Reçakut, një nga ngjarjet më të  tmerrshme të gjenocidit serb kundër shqiptarëve. Ishte kjo ngjarje që përcaktoi  vendosmërinë e aleatëve perëndimor në krye me SHBA-në për ti dhënë fund luftës në Kosovë, përmes Konferencës së Paqes së Rambujes dhe bombardimit të Serbisë nga NATO-ja. Lavdi të rënëve për liri dhe pavarësi! Nuk duhet të harrojmë kurrë se sa e shtrenjtë ishte liria e jonë, sa shumë gjak derdhëm për ta bërë realitet ëndrrën tonë për liri”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Përplasjet e fundit, Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së: Së shpejti do të mblidhen organet e partisë

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ilir Ferati, ka thënë se së shpejti do të...

Limaj poston video nga koha e luftës me Tahir Sinanin: Mos prekni themelet e lirisë për interesa e përplasje ditore

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka publikuar një video nga koha e luftës, ku...

Deklarimet e Hazirit se LDK e do presidentin, Ilir Ferati: Mendimet e tij politike janë shumë të thella

Kreu i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, i cili është edhe Sekretar i LDK’së,...