E thotë trajneri i United: “Ronaldo s’mund të jetë kapiten i përhershëm”

PUBLIKUAR

Ralf Rangnick nuk e ka në plan që të ndërrojë kapitenin dhe t’ia japë shiritin Cristiano Ronaldos.

Ai ka konfirmuar se sa herë të jetë i gatshëm për lojë, Harry Maguire do të jetë kapiten i djajve të kuq.

Ronaldo ishte kapiten i United për herë të parë në Premierligë në humbjen nga Ëolves për shkak të Maguire ishte i dëmtuar.

U diskutua që Ronaldo të jetë kapiten i përhershëm, por trajneri i United nuk mendon kështu.

“Aktualisht, nuk shoh ndonjë arsye për ta bërë këtë sepse Harry ka qenë kapiten shumë gjatë dhe sa të luajë ai do të jetë kapiteni”, tha Rangnick.

“Nëse ai nuk luan, atëherë dikush tjetër do të jetë kapiteni. Kjo mund të ndryshojë nga ndeshja në ndeshje dhe varet nga ata që luajnë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...