Kiana Kryeziu fiton normën olimpike Pekini 2022, bëhet vajza e parë që përfaqëson vendin në Lojërat Olimpike Dimërore

PUBLIKUAR

Kiana Kryeziu ka përmbushur edhe kriterin e pestë, të fundit për kualifikim në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Skitarja e skijimit alpin ka fituar normën olimpike në disiplinën e sllallomit të madh. Ajo ka garuar sot në Kronplatz të Italisë, ku ka zënë vendin 51, mjaftueshëm për të fituar pikët e nevojshme të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS).

17-vjeçarja do të hyjë në histori të sportit tonë, si femra e parë që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore.

Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022 mbahen në Pekin të Kinës prej 4-20 shkurt 2022

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...