Zyrtari i VV’së kërkon ndihmë nga Edi Rama pas presioneve për mbajtjen e Referendumit të Serbisë

PUBLIKUAR

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka thënë se kryeministri Edi Rama duhet të veprojë ndaj tentimeve të Serbisë për të mbajtur referendumin në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Zaimi ka shkruar se është momenti që kryeministri dhe diplomacia e Shqipërisë të veprojnë.

“Është momenti që kryeministri i Shqipërisë dhe diplomacia e saj, të veprojnë për të frenuar tentativat provokuese të Serbisë ndaj Kosovës”, ka shkruar Zaimi.

Ndryshe, përmes një deklarate të përbashkët, kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe kryekuvendari Konjufca, pas takimit me QUINT-in, kanë njoftuar se nuk janë lëkundur nga qëndrimi për mos lejimin e organizimit të referendumit të Serbisë në Kosovës, ku OSBE-ja do të merrej me grumbullimin e votave sikur në votime të së kaluarës.

Në këtë komunikatë tri institucionet kryesore të shtetit kanë përsëritur qëndrimin se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë apo në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Ta mbrojmë rininë nga kurthi i drogës dhe shtetin nga krimi i organizuar

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në tryezën “Dita...

Kosova në valë të nxehti gjatë fundjavës, rajoni i Dukagjinit më i prekur

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën të ditur se sot në vend do të...

Më shumë se 35 mijë përdorues të drogave në Kosovë, zbret mosha e fillimit

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Droga dhe Trafikimit të Paligjshëm, KOMF dhe Labyrinth...