Krerët e shtetit për referendumin: Serbia me Rusinë po do ta destabilizojë shpejtë rajonin

PUBLIKUAR

Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi kanë lëshuar më herët një komunikatë për media në lidhje me çështjen e referendumit serb në territorin e Kosovës.

 

Sipas krerëve të shtetit, kërkesa në fjalë e Serbisë është praktikë e një modeli rus, që kë mbështetjen e Federatës Ruse, shkruan lajmi.net.

Në reagimin e Qeverisë thuhet se Serbia e Rusia po dëshirojnë që t’i realizojnë tendencat e tyre për destabilizimin e rajonit dhe sipas tyre “zhbërjen” e e sukseseve që Kosova dhe rajoni kanë arritur.

“Institucionet e Kosovës mbesin falënderuese ndaj shteteve të Quint-it dhe të gjitha shteteve të tjera demokratike që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe shprehin mirënjohjen që edhe sot në takim u rikonfirmua mbështetja e tyre ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit tonë. Duke qenë kështu, institucionet e Kosovës i bëjnë thirrje të gjitha shteteve demokratike që ta mbështesin Kosovën në përpjekjet e saj për t`i ndalur veprimet e vazhdueshme të Serbisë që minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe shtetësinë e Kosovës. Për më tepër, kjo praktikë e Serbisë, që po e ndjekë modelin rus, ka mbështetjen e plotë të Federatës Ruse, duke dëshmuar kështu tendencat e tyre për destabilizim të shpejtë të rajonit tonë dhe zhbërjen e sukseseve që Kosova dhe rajoni i kanë arritur në partneritet me vendet mike demokratike. Mosmbajtja e referendumit serb në territorin sovran të Republikës së Kosovës është hap i duhur në betejën tonë të përbashkët kundër autokracive dhe avansim i praktikave demokratike, përkushtim të cilin Kosova e ka dhënë së fundi edhe në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në reagimin e tri institucioneve më të rëndësishme të shtetit. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...

Vdes në QKUK një person, ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi aty ishte...