Hoxhaj: Letra e Blinken, ftesë për momentum të ri për Kosovën

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se letra e sekretarit të shtetit amerikan Antony Blinken është ftesë për një momentum të ri për Kosovën.

Këtë, Hoxhaj e ka thënë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku ka theksur se koha kur është dërguar kjo letër dhe me përmbajtjen e saj që kryesisht merret me temat e jashtme dhe dialogun Kosovë-Serbi, sipas tij, ka qëllim të qartë që dialogun ta fokusojë në njohje të ndërsjellë dhe gjithashtu, sipas Hoxhajt, lista e temave që janë përmendur në këtë letër të sekretarit Blinken, e bëjnë atë platëformë të politikës së jashtme amerikanë të vitit 2022.

“Në fillim të letrës të Sekretarit Blinken, tregohet agjenda e SHBA-së në raport me Kosovën dhe pritet që kjo të zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadorin Jeffrey Hovenier dhe të dërguarin e posaçëm Gabriel Escobar! Prandaj, duhet të merret shumë seriozisht!”, ka shkruar Hoxhaj. Sipas tij, kjo është një mundësi e re, e veçantë për Kosovën gjatë administratës së Presidentit Biden.

“Nëse nuk shfrytëzohet, është shans i humbur!”, është shprehur më tej Hoxhaj. “Personalisht jam për shfrytëzimin e këtij momentumi – për të cilën partneri jonë kryesor strategjik SHBA është i vendosur të na mbështetë për ta përmbyllë shtetësinë tonë!”, ka përfunduar shkrimin e tij anëtari i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ky është statusi i plotë, pa ndërhyrje:

Ftesa për një momentum të ri! Letra e Sekretarit Antony Blinken është ftesë për një momentum të ri për Kosovën! Koha kur është dërguar kjo letër dhe me përmbajtjen e saj që kryesisht merret me temat e jashtme dhe dialogun Kosovë-Serbi, ka qëllim të qartë që dialogun ta fokusojë në njohje të ndërsjellë dhe gjithashtu lista e temave që janë përmendur, e bëjnë atë platformë të politikës së jashtme amerikane në 2022! Në fillim të letrës të Sekretarit Blinken, tregohet agjenda e SHBA-së në raport me Kosovën dhe pritet që kjo të zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadorin Jeffrey Hovenier dhe të dërguarin e posaçëm Gabriel Escobar! Prandaj, duhet të merret shumë seriozisht! Kjo është një mundësi e re, e veçantë për Kosovën gjatë administratës së Presidentit Biden. Nëse nuk shfrytëzohet, është shans i humbur! Personalisht jam për shfrytëzimin e këtij momentumi – për të cilën partneri jonë kryesor strategjik SHBA është i vendosur të na mbështetë për ta përmbyllë shtetësinë tonë!

SHIKO MË SHUMË

Temperaturat sot shkojnë deri në 33 gradë

Të shtunën në Kosovë, moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira...

Haxhiu: Ta mbrojmë rininë nga kurthi i drogës dhe shtetin nga krimi i organizuar

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në tryezën “Dita...

Kosova në valë të nxehti gjatë fundjavës, rajoni i Dukagjinit më i prekur

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën të ditur se sot në vend do të...